Mirë se vini në faqet e këtij libri bashkëbisedimesh
maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht
Në taksi
Në stacionin hekurudhor
Në tren
Në qoshk
Në autobusin e qytetit
Në gjimnaz
Në postë
Për në aeroport
Informacione
Njohja
Në kampin veror
Në zyrën e gjendjes civile
Te këpucari
Në restorant
Në treg
Shëtitja
Udhëtim me anije
Në restorant peshku
Gjatë vizitës së muzeut mbi ujë
Në Galiçicë
Në bibliotekë
Në barnatore
Pritja
Ditëlindja
Në kinema
Në qendrën tregtare të qytetit
Në qebaptore
Në ëmbëltore
Në urgjencë
Në teatër
Vizitë monumenteve mesjetare
të qytetit
Pas koncertit të
muzikantit të njohur
Në punëtorinë e
automekanikut
Aktivitete punuese
Te berberi
Në argjendari
Në pompën e benzinës
Ndeshjet sportive
Në shitoren e luleve
Në agjencinë
turistike
Në sallon
bukurie
Me fotografitë
e mbrëmjes së maturës
Numrat
Përshëndetje
Urime, falënderime, ngushëllime
Ditët e javës
Muajt e vitit
Festa
Emra të qyteteve të
Republikës së Maqedonisë së Veriut
Emra të qyteteve të mëdha
nga rajoni i afërt
Emra të
shteteve
nga a-ja e deri te zh-ja (nga fillimi deri në fund) од а до ш
banojnë derë më derë живеат врата до врата (живеат многу близу)
bie në sy паѓа в очи (уочува нешто)
çan dërrasa зборува дрдореници
cull e mull и мало и големо erdhën me cull e me mull дојдоа сите
dardha e ka bishtin prapa
секоја круша си има опашка
(секое дрво има и црвец)
dega e ullirit маслиново гранче (симбол на мирот)
derdh djersë лее пот (се труди, работи неуморно)
diell me dhëmbë сонце со заби (зимско сонце)
djalli e marrtë! Ѓавол да го носи (земе)!
doli dreq e gjysmë излезе ѓавол и пол (многу скапо)
e bën mizën (pleshtin) buall (ka) од комарец магаре
e di si merr frymë знае како дише
e hëngri barin (e kulloti livadhin) си го заврши своето
e ka gojën brisk брз е во јазикот
e ka zemrën det има широко срце
e la në baltë го остави на цедило
gjithçka që shkëlqen, nuk është ar сè што сјае не е злато
i bie breg pas bregu (flet kodra pas bregut) те префрлува од рид на брег (лаже, ги искривува работите)
i bie kokës се удира по глава (се кае / пишмани)
i doli boja се изгуби
i jap dorën му подавам рака (му признавам)
i qeshi buza се насмевна
i thotë derrit dajë на свињата вујко (му се додворува на некој лош човек)
ia tregon babait arat му ги покажува меѓите на таткото
kapet për degë се држи за гранки (работи повторно)
kur s'ke punë, luaj derën! кога немаш (друга) работа, клати врата
më rrove, të rrova, brisku (qe) i berberit
се израмнивме / никој не победи
(нити ти должам, нити ми должиш)
na e harroi derën ни ја заборави куќата (не ни доаѓа)
nuk di se kush pi e kush paguan
(qeni të zotin nuk e njeh)
не се знае кој пие, кој плаќа
nuk ha bar (kashtë) не пасе трева (не е толку наивен)
nuk nxjerr gjë në dritë ништо од него не се очекува (за неработник)
për besë чесен збор
s`e vlen barra qiranë
повеќе дара отколку масло
(не се исплатува да работи нешто без добивка)
s`ka dimër për të нема зима за него
sëpatë pa bisht безвреден човек
si e ëma edhe e bija каква мајка, таква ќерка
të hedh degë më degë
ќе те фрли од брег на брег
(ќе те врти и ништо нема да ти одговори)
thyej arra kot зборувам напразно
u cakërruan pak me fjalë се скараа
u kap me presh në dorë го фатија на дело
vë dorën në zjarr për dikë
става десна рака во огин за некого
(гарантира за некого, верувајќи неизмерно на него)
Kontrolloni njohuritë dhe aftësitë tuaja përmes kuizit të vogël dhe zbuloni fjalët e urta duke qëlluar shkronjat
e përfshira në të. Tregoni kuizin miqve tuaj dhe krahasoni rezultatet.
Mirë se vini në faqet e këtij libri bashkëbisedimesh maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht! Ky libër bashkëbisedimesh është hartuar për të gjithë ata që janë njohës vetëm të njërës nga këto dy gjuhë dhe që duan ta mësojnë gjuhën tjetër. Përpjekjet këmbëngulëse të Qendrës për Dialog Nansen - Shkup dhe Zyrës së Komisarit të Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së me qëllim të arritjes së një mirëkuptimi të dyanshëm të të dy popujve, pas fjalorit të suksesshëm dygjuhësh/dykahësh, shqip-maqedonisht dhe anasjalltas, vazhdon me realizimin edhe të këtij libri bashkëbisedimesh.
Të mësosh gjuhën e shoqes a të shokut tënd të shkollës, të fqinjes apo të fqinjit të lagjes sate, të koleges apo të kolegut, është gjë e mirë, gjë interesante dhe një hap më afër jush.
Me qasjen elektronike, qoftë nëpërmjet kompjuterit apo celularit, qoftë nëpërmjet librit (për ata/ato që nuk duan t’i përdorin pajisjet elektronike), ju mundësojmë që shpejt dhe lehtë t’i zotëroni disa shprehje themelore gjatë bashkëbisedimit të përditshëm në shekullin XXI.
Në këtë libër bashkëbisedimesh kemi përfshirë situata të mundshme, të cilat i kemi krijuar për ju. Këtu do të gjeni dialogë të mirë, madje edhe situata interesante me personazhe të veçanta që jetojnë, studiojnë dhe punojnë në mjedisin tonë. Për secilën situatë konkrete, janë zgjedhur pjesë fare të shkurtëra për njohjen elementare të gramatikës të të dy gjuhëve; një fjalorth të vogël me fjalë të zgjedhura nga situata konkrete dhe një fjalë të urtë me kuptim të njëjtë në të dy gjuhët (në formë të njëjtë ose të ndryshme). Shprehjet e mirësjelljes që i kemi përdorur janë në përputhje me të dy gjuhët, por kemi përdorur edhe shprehje të thjeshta të gjuhës së përditshme që lidhen me situatën e dhënë e që nuk janë shabllone artificiale.
Në fjalorthin e shkurtër, jemi përpjekur të japim shprehje për emërtime themelore, njerëz dhe objekte që lidhen me situatën e dhënë, ndërsa sipas nevojës, nëpërmjet të linkut të mëposhtëm elektronik mund të shfrytëzoni fjalorin ekzistues elektronik me një fond më të madh të fjalëve, i cili përfshin edhe gramatikë të shkurtër për të dy gjuhët: https://hcnm-ndc.org
E falënderojmë Zyrën e Komisarit të Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së dhe Qendrën për Dialog Nansen – Shkup për këtë mbështetje të madhe, si dhe u dëshirojmë mësim të suksesshëm dhe të lehtë të gjuhës maqedonase dhe të gjuhës shqipe. Një shëtitje e këndshme në botën virtuale të këtyre dy gjuhëve ballkanike, të ndryshme, por të ngjashme!
Me qasjen elektronike, qoftë nëpërmjet kompjuterit apo celularit, ju mundësojmë që shpejt dhe lehtë
t’i zotëroni disa shprehje themelore gjatë bashkëbisedimit të përditshëm në shekullin XXI.
таксист | shofer taksie |
такси-компанија | kompani taksie |
пари | para |
ситно | të imëta |
кусур | kusur |
плаќа / плати | paguan / pagoi |
Pjesëza PO përdoretme vlerën e një fjalie kur pranojmë apo kur miratojmë diçka, ose kur pajtohemi me atë që thuhet, si p.sh: E kuptove? – Po. Ajo përdoret edhe në rastet kur përforcojmë diçka që është thënë më parë, me kuptimin “patjetër, sigurisht, s’ka dyshim, vërtet, si p.sh: Po, do të vijë. Ndërsa pjesëza JO përdoret si përgjigje edhe me vlerën e një fjalie kur mohojmë, kundërshtojmë, nuk pranojmë apo nuk miratojmë atë që është thënë më parë ose atë që na kërkohet, si p.sh: Jo, aspak. Jo, mos fol!
Lidhëza E përdoret për të lidhur dy gjymtyrë fjalie apo dy fjali të një fare ose dy fjali të bashkërenditura këpujore (shtuese). Është sinonimike me lidhëzat dhe, edhe. P.sh.: Të vriste natën e/dhe/edhe të qante ditën.
главна железничка станица | stacioni kryesor hekurudhor |
информации | zyra e informacionit |
благајна | biletari |
воз | tren |
возен ред | orari i trenave |
билет | biletë |
чини | kushton |
повратен | biletë kthyese |
во еден правец | biletë njëdrejtimëshe |
перон | platformë/peron |
поаѓа | niset |
гардероба | dollap rrobash/gardërobë |
Folja KAM, gjatë zgjedhimit të saj në mënyrën dëftore të kohës së tashme, merr këto forma: (unë) kam, (ti) ke, (ai, ajo) ka; (ne) kemi, (ju) keni, (ata, ato) kanë. Në gjuhën shqipe folja KAM shërben për të formuar kohët e përbëra të foljes: kam mbuluar, ke mbuluar, ka mbuluar etj.
воз | tren |
локален | lokal |
меѓународен | ndërkombëtar |
патнички | udhëtarësh |
товарен | mallrash |
купé (купéа) | kupé (kupéja) |
вагон-ресторан | vagon me restorant |
спална кола | vagon gjumi |
тоалет | nevojtore |
кондуктер -ка | konduktor-e |
куфер | valixhe |
торба | torbë |
Numërorët rreshtorë shkruhen me shifraromakedhe me fjalë.
Me shifra romake
IMe fjalë
i parë, e parëNumërorët rreshtorë janë të nyjshëm dhe kanë gjininë mashkullore dhe femërore: teli i parë, kënga e parë.
киоск | qoshk |
весник | gazetë |
списание | revistë |
цигари | cigare |
запалка | shkrepës / çakmak |
бомбони | bonbone / sheqerkë |
газиран сок | lëng i gazuar / (me gaz) |
негазиран сок | lëng i pagazuar / (pa gaz) |
сладолед | akullore |
Emri SHISH/E, ~JA sh. ~E, ~ET është emër i gjinisë femërore. Gjatë lakimit, përkatësisht gjatë përdorimit të tij nëpër rasat e gjuhës shqipe merr forma të ndryshme: shisheje, shishja, shishen etj. Është emër i lakimit të tretë ku hyjnë të gjithë emrat e gjinisë femërore dhe disa emra të gjinisë mashkullore që shënojnë frymorë (dajë, axhë, fëmijë).
rasa | lakimi III | ||||
njëjës | shumës | ||||
e pashquar | e shquar | e pashquar | e shquar | ||
E. | (një) shishe | shishja | (ca) shishe | shishet | |
Gj. | i (një) shisheje | i...shishes | i(ca) shisheve | i...shisheve | |
Dh. | (një) shisheje | shishes | (ca) shisheve | shisheve | |
K. | (një) shishe | shishen | (ca) shishe | shishet | |
Rr. | (një) shisheje | shishes | (ca) shisheve (shishesh) | shisheve |
градски превоз | transporti i qytetit |
автобус | autobus |
билетарница | biletari |
билет | biletë |
електронска картичка | kartë elektronike |
едно возење | për një udhëtim |
повеќе | për më shumë udhëtime |
надополнува | mbush biletën |
седи | ulet |
стои | rri në këmbë |
Në këtë dialog, folja SHKON është përdorur në të tashmen e mënyrës dëftore. Gjatë zgjedhimit ajo merr edhe këto forma: (unë) shkoj, (ti) shkon, (ai, ajo) shkon; (ne) shkojmë, (ju) shkoni, (ata, ato) shkojnë.
диплома | diplomë |
запишува / запише | regjistrohet / regjistrim |
насока | drejtim |
свидетелство | dëftesë |
студира | studion |
факултет | fakultet |
Ndajfolja KUR përdoret në fillim të fjalive pyetëse të drejta ose retorike: Kur iku? Kur do të vijë? Kur fillon mbledhja? Përdoret në fjali pyetëse të zhdrejta, nganjëherë e shoqëruar edhe me lidhëzën se: E kam dëgjuar, nuk më kujtohet se kur. S’ka rëndësi se kur. Përdoret edhe e përsëritur në kuptim lidhëzor “herë... herë, njëherë... njëherë”: Kur mirë e kur keq. Sillnin kur raki e kur verë.
авионски | ajror (postë ajrore) |
документ | dokument |
испраќа | dërgon |
пакет | paketë |
писмо | letër |
плик | zarf |
пратка | dërgesë |
препорачано | rekomandim |
Folja PLOTËSOJENI është në mënyrën urdhërore. Mënyra urdhërore në gjuhën shqipe ka vetëm format e vetës së dytë njëjës dhe shumës. Format e vetës së dytë shumës urdhërore janë të njëjta me ato të vetës së dytë shumës të së tashmes dëftore: punoni, shkruani, merrni, kapni, lini, pini etj. Në rastin tonë, kjo folje është përdorur me trajta të shkurtra të prapavendosura: plotëso-më-ni, plotëso-ma-ni, plotëso-mi-ni, plotëso-je-ni, plotëso-ja-ni, plotëso-na-ni, plotëso-ji-ni, plotëso-ju-ni, plotëso-jua-ni.
рачен багаж | bagazh dore |
чекирање | regjistrimi |
пасошка контрола | kontrolli i pasaportave |
скенер | skaneri |
излез (гејт) | dalje (gejt) |
лице со придружба | person i shoqëruar |
мајки со деца | nënat me fëmijë |
прва класа | klas i parë |
економска класа | klasë ekonomike |
патници со приоритет | udhëtarë me prioritet |
Folja DO TË MBËRRIJMË është përdorur në vetën e parë shumës të së ardhmes, në mënyrën dëftore. Në vetat tjera njëjës dhe shumës i merr këto forma: (unë) do të mbërrij, (ti) do të mbërrish, (ai, ajo) do të mbërrijë; (ne) do të mbërrijmë, (ju) do të mbërrini, (ata, ato) do të mbërrijnë.
банка | bankë |
пошта | postë |
полиција | policia |
амбуланта | ambulancë |
право | drejt |
лево | majt-ë/as |
десно | djathtë |
улица | rrugë |
булевар | bulevard |
сокак | rrugicë |
раскрсница | udhëkryq |
семафор | semafor |
кружен тек | rrethrrotullim |
Togfjalëshi BANKA MË E AFËRT është i formuar nga një emër dhe një mbiemër (bankë + e afërt). Fjalëza MË shërben për të formuar shkallën krahasore të mbiemrave. Mbiemrat cilësorë mund ta tregojnë cilësinë në tri shkallë: në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore.
име | emri |
презиме | mbiemri |
запознавање | njohje |
родители | prindër |
татко | baba |
мајка | nënë |
брат | vëlla |
сестра | motër |
дедо | gjysh |
баба | gjyshe |
постар | më i vjetër |
помал | më i vogël |
возраст | moshë |
јазик | gjuhë |
мајчин | amtare |
странски | e huaj |
Fjala UNË është përemër vetor. Përemrat vetorë quhen fjalët që tregojnë vetat. Përemrat vetorë kanë tri veta: vetën e parë, vetën e dytë dhe vetën e tretë. Përemrat vetorë kanë numrin njëjës dhe numrin shumës. Përemrat vetorë të vetës së tretë njëjës dhe shumës kanë kategorinë gramatikore të gjinisë mashkullore dhe femërore.
Veta | Numrinjëjës | Veta | Numrishumës |
I | unë | I | ne |
II | ti | II | ju |
III | ai (ajo) | III | ata (ato) |
соба | dhomë |
двокреветна | me dy krevate (dyshe) |
трокреветна | me tri krevate (treshe) |
апартман | apartament |
поглед | pamje |
ресторан | restorant |
послуга (персонал) | personeli shërbyes |
собар/-ка | odatar-e |
појадок | mëngjes |
ручек | drekë |
вечера | darkë |
мени | lista e gjellëve |
Në rastin konkret fjalëza NGA është parafjalë e cila përdoret me një emër në rasën emërore dhe tregon vendin se prej ku vjen dikush a diçka: vjen nga qyteti, erdhën nga Durrësi, buron nga liqeni.
извод од матична книга на родени (венчани, умрени) / крштелница (венчаница, посмртница / умреница) |
certifikatë e lindjes (martesës, vdekjes) / pagëzim (certifikatë kurorëzimi / certifikatë e vdekjes) |
лична карта | letërnjoftim |
пасош | pasaportë |
возачка дозвола | patenta e shoferit |
дозвола за привремен престој | lejeqëndrim i përkohshëm |
лична карта за странски државјани | letërnjoftim për shtetas të huaj |
GJITHÇKA është përemër i pacaktuar. Përemra të pacaktuar janë: kush, dikush, një, njeri, ndonjë, ndonjëri, njëfarë, askush, asnjë, asgjë, gjë, gjëkafshë, diçka, çdo, secili, tjetër, njëri-tjetri, shumë, pak, ca, disa, gjithë, gjithfarë etj. Disa prej tyre janë të ngurtë, disa të tjerë dalin me forma të ndryshme, në varësi të gjinisë ose të numrit. Në vend të përemrit GJITHÇKA mund të përdorim edhe togfjalëshin ÇDO GJË (Mirë, çdo gjë në rregull). Antonim i përemrit GJITHÇKA është përemri ASGJË: bëri gjithçka – nuk them asgjë.
обувки | mbathje |
чевли / кондури | këpucë |
патики | atlete |
сандали | sandale |
балетанки | atlete baleti |
еспадрили | espadrile |
влечки | pantofla / papuçe |
налани | nallane |
чизми | çizme |
цокули | këpucë ushtarake (të gjata) |
Format e ndryshme, që merr folja gjatë zgjedhimit të saj, janë sintetike dhe analitike. Në rastin konkret, folja JANË GRISUR, është formë analitike. Format analitike të foljes formohen me anë të foljeve ndihmëse kam dhe jam: kam larë, kisha larë, pata larë, paskam larë, paskësha larë etj.; jam larë, isha larë, qeshë larë, qenkam larë, qenkësha larë etj. Folja JANË GRISUR është në kohën e kryer të mënyrës dëftore (zgjedhimi jovepror): (unë) jam grisur, (ti) je grisur, (ai, ajo) është grisur; (ne) jemi grisur, (ju) jeni grisur, (ata, ato) janë grisur.
јадење | ushqim |
пиење | pije |
појадок | mëngjes |
ручек | drekë |
вечера | darkë |
ужина | zëmër |
леб | bukë |
сол | kripë |
зејтин | vaj |
шеќер | sheqer |
Lidhëza NDËRSA, në gjuhën shqipe, mund të përdoret edhe në funksionin e lidhëzës bashkërenditëse, që bashkon dy pjesë të njëjta të periudhës, edhe në funksionin e lidhëzës nënrenditëse, që bashkon një pjesë të varur me një pjesë drejtuese të periudhës. P.sh.:
Ai rrinte, ndërsa ju punonit. (bashkërenditëse)
Ndërsa po zbardhte drita, ushtarët zunë vend te kodrat. (nënrenditëse)
јагода | dredhëz / luleshtrydhe |
цреша | qershi |
вишна | vishnjë |
круша | dardhë |
јаболко | mollë |
малина | mjedër |
капина | manaferrë |
смоква | fik |
диња | pjepër |
лубеница | shalqi / bostan |
дуња | ftua |
грозје | rrush |
Folja PASKEMI është përdorur në mënyrën habitore. Kjo mënyrë e foljes shpreh një veprim a një gjendje që kryhet ose ngjet papritur dhe ngjall habi te folësi: Ç’ju paska ngjarë, more djem? Kur folësi shpreh habinë për moskryerjen e një veprimi në të shkuarën ose në çastin e ligjërimit, atëherë i shoqëron format e mënyrës habitore me pjesëzën e mohimit nuk ose s’: Dhe unë s’paskam ditur gjë! Në të tashmen e mënyrës habitore merr këto forma: (unë) paskam, (ti) paske, (ai, ajo) paska; (ne) paskemi, (ju) paskeni, (ata, ato) paskan.
град | qytet |
село | fshat |
кеј | kej (rrugë buzëlumit; liqenit; detit etj.) |
плоштад | shesh |
чаршија | çarshi |
сувенир | suvenir (dhuratë për kujtim) |
чинар, платан | panjë, çinar |
концерт | koncert |
фолклор | folklor |
KOLEGIA është emër në gjininë femërore që tregon për dikë që ka të profesionin apo detyrën e njëjtë me një tjetër; ai që punon në të njëjtën fushë me një tjetër, shok pune: Kolegu im. Jemi kolegë. I dashur koleg! Emra të tillë: mjek – mjeke; mësues – mësuese; pilot – pilote; këngëtar – këngëtare; dekan – dekane, doktor – doktoreshë etj.
чамец | barkë |
чун | lundër |
кајче | kaike |
едрилица | velanije (anije me vela) |
глисер | motoskaf |
мотор | motor |
кормило | timon |
сидро | spirancë |
јарбол | shtizë |
плива | noton |
пливач | notar |
гума | gomë |
елек за спасување | jelek shpëtimi |
Folja BËHUNI është në mënyrën urdhërore. Me anë të kësaj mënyre shprehet modaliteti i dëshirës në formë urdhëri, kërkese, këshille, porosie, lutjeje, grishjeje, lejimi etj. Kjo mënyrë, ka forma vetëm për vetën e dytë njëjës dhe shumës: (zgjedhimi vepror) (ti) bëj, (ju) bëni; (zgjedhimi jovepror) (ti) bëhu, (ju) bëhuni.
пастрмка | troftë |
крап | krap |
плашица | trembëlak (alburnus albidus alborella; lloj peshku i Liqenit të Ohrit) |
јагула | ngjalë |
морски плодови | fruta deti |
лосос | salmon |
рибина чорба | çorbë peshku |
рибник | peshkore (pellg i posaçëm artificial për rritjen e peshkut). |
MË-ja është trajtë e shkurtër e përemrit vetor të vetës së parë në numrin njëjës, në rasën dhanore: Më vjen mirë. Më iku nga mendja. Përdoret edhe në rasën kallëzore: Më merr malli. Më falni!
музејска поставка | platforma e muzeut |
водич | udhërrëfyes |
експонат | eksponat |
витрина | vitrinë |
артефакт | artefakt |
реплика | kopje / riprodhim |
археолошки | arkeologjik |
етнолошки | etnologjik |
Folja MBËRRITËM është përdorur në të kryerën e thjeshtë të mënyrës dëftore (veta e parë shumës). Po e japim edhepasqyrën e zgjedhimit të foljes MBËRRIJ në të kryerën e thjeshtë: (unë) mbërrita, (ti) mbërrite, (ai, ajo) mbërriti; (ne) mbërritëm, (ju) mbërritët, (ata, ato) mbërritën.
низина | luginë |
рид | kodër |
ритче | kodrinë |
планина | bjeshkë / mal |
долина | luginë |
клисура | grykë |
река | lumë |
поток | përrua |
извор | burim / gurrë |
притока | degë lumi |
Fjalëza QË në rastin konkret është përemër lidhor. Përemër lidhor është përemri që lidh një fjali të varur përcaktore me një gjymtyrë të një fjalie tjetër, ose me një fjali: Ai që erdhi, ishte shoku im. Ai që punon, ha. Përemë që nuk ka asnjë kategori gramatikore. Ai përdoret i ngurosur, dhe vetëm në aspektin e kuptimit dhe të sintaksës kryen funksionet si një fjalë lidhëse.
книга | libër |
списание | revistë |
зборник / зборник на народни поговорки | përmbledhje / përmbledhje fjalësh të urta |
весник | gazetë |
дневен печат | shtypi i ditës |
проза | prozë |
поезија | poezi |
драма | dramë |
Folja TË KUJTOHEM është në mënyrën lidhore (zgjedhimi jovepror), veta e parë, koha e tashme: (unë) të kujtohem, (ti) të kujtohesh, (ai, ajo) të kujtohet; (ne) të kujtohemi, (ju) të kujtoheni, (ata, ato) të kujtohen.
e tashme | e pakryer | |||||
unë | tëpunoj | tëkap | tëzë | tëpunoja | tëkapja | tëzija |
ti | tëpunosh | tëkapësh | tëzësh | tëpunoje | tëkapje | tëzije |
ai / ajo | tëpunojë | tëkapë | tëzërë | tëpunonte | tëkapte | tëzinte |
ne | tëpunojmë | tëkapim | tëzëmë | tëpunonim | tëkapnim | tëzinim |
ju | tëpunoni | tëkapni | tëzini | tëpunonit | tëkapnit | tëzinit |
ata / ato | tëpunojnë | tëkapin | tëzënë | tëpunonin | tëkapnin | tëzinin |
e kryer | më se e kryer | ||||
unë | të kem punuar / kapur / zënë | të kisha punuar / kapur / zënë | |||
ti | të kesh punuar / kapur / zënë | të kishe punuar / kapur / zënë | |||
ai / ajo | të ketë punuar / kapur / zënë | të kishte punuar / kapur / zënë | |||
ne | të kemi punuar / kapur / zënë | të kishim punuar / kapur / zënë | |||
ju | të keni punuar / kapur / zënë | të kishit punuar / kapur / zënë | |||
ata / ato | të kenë punuar / kapur / zënë | të kishin punuar / kapur / zënë |
лек | ilaç |
таблета | tablete / hape |
капсула | kapsulë |
чај | çaj |
крем | krem |
ханзапласт | fashë ngjitëse |
завој | fashë |
раствор | tretësirë |
прашок | pluhur |
сируп | shurup |
температура | temperaturë |
кашла | kollë |
кива | teshtimë |
има треска | ka ethe |
Emri DJEGIE është emër i gjinisë femërore (veprim sipas kuptimeve të foljeve djeg, digjem) dhe ka formë të njëjtë si për njëjësin ashtu edhe për shumësin (trajta e pashquar): një djegie – dy djegie, ndërsa në trajtën e shquar del: djegia – djegiet. Edhe numri është një nga kategoritë karakteristike të emrit. Kjo shpjegohetashtu që emrat kryesisht emërtojnë sende që mund të numërohen. Gjuha shqipe njeh dy numra: njëjësin dhe shumësin, të cilët i kundërvihen njëri-tjetrit si me anën e formave të vetë fjalës: mal – male, ashtu edhe me anën e fjalëve që përshtaten me emrin në numër: shtëpi e re – shtëpi të reja, kjo shtëpi – këto shtëpi.
пречекува | pret |
пристигнува | mbërrin / arrin |
навреме | me kohë |
доцнење | me vonesë |
автопат | autostradë |
автомобил | automobil |
сообраќај | trafik |
Emri ORË është në trajtën e pashquar njëjës. Në trajtën e shquar (njëjës) bën ORA: Sa është ora?, ndërsa në shumës (trajta e pashquar) ORË: Kaluam disa orë të këndshme.; (trajta e shquar) = ORËT: Orët e mësimit mbaruan. Emrat në gjuhën shqipe e kanë edhe kategorinë gramatikore të trajtës së shquar dhe të pashquar.
забава | dëfrim |
журка | aheng |
роденден | ditëlindje |
подарок | dhuratë |
торта | tortë |
свеќи | qirinj |
свири | luan (në ndonjë instrument muzikor) |
Fjalëza TONË (është përdorur me emrin kampin = kampin tonë) është përemër pronor në rasën kallëzore e përemrit pronor YNË (E. kampi ynë; Gj. i kampit tonë; Dh. kampin tonë; K. kampin tonë; Rr. prej kampit tonë). Përemër pronor është ai lloj përemri që tregon se sendi i dhënë i përket një vete të caktuar: oborri im, vajza jote, shoku i tij, kampi ynë, mësuesi yt etj.
Format e përemrit pronor janë:
Veta e parë – прво лице | Veta e dytë – второ лице | Veta e tretë – трето лице |
(miku) im,ynë (mikesha) ime, jonë (miqtë ) e mi, tanë (mikeshat) e mia, tona |
(miku) yt, juaj (mikesha) jote, juaj (miqtë ) e tu , tuaj (mikeshat) e tua, tuaja |
(miku) itij, isaj,i tyre (mikesha) e tij, e saj, e tyre (miqtë) e tij, e saj, e tyre (mikeshat) e tij, e saj, e tyre |
купува | blen |
продава | shet |
облека | veshje |
спортска опрема | veshje sportive |
обувки | mbathje |
чанти | çanta |
кожни производи | prodhime lëkure |
подароци | dhurata |
цвеќиња | lule |
накит | stoli |
Fjalët që shërbejnë për të emërtuar një cilësi ose karakteristikë të frymorit ose të sendit quhen mbiemra. Mbiemrat përdoren gjithnjë pranë ndonjë emri.
Në gjuhën shqipe mbiemrat ndahen në dy grupe:
јунешко | mish viçi |
пилешко | mish pule |
јагнешко | mish qengji |
овчо | mish deleje |
свинско | mish derri |
месо | mish |
плескавица | qoftere |
раженче | mish në hell (copa mishi të ngulura në hell prej teli ose prej druri) |
стек | fetë mishi |
шницла | bërxollë |
кашкавал | kaçkavall |
сланина | proshutë / pastërma derri |
шунка | proshutë |
печурки | kërpudha |
тост | tost |
ладен сендвич | sanduiç i ftohtë |
Fjala PAK plotëson kuptimin e foljes të shpejtojmë. Nga kjo mund të themi se fjala që plotëson kuptimin e një foljeje quhet ndajfolje. Shembuj:
Ndajfoljet në gjuhën shqipe ndahen në:
Flasim pak. Jemi mirë. Udhëtojmë larg.
слатки | ëmbëlsira |
колачи | pasta |
баклава | bakllava |
еклер | ekler |
тулумба | tullumbë |
шампита | shampite |
кремпита | krempite |
индијанка | indiankë |
падобранец | parashutë |
трилече | trileqe |
сладолед | akullore |
тирамису | tiramisu |
торта (овошна; чоколадна; бела). | tortë (frutash; çokollate; e bardhë). |
Fjalëza ATY është ndajfolje e vendit. Ndajfoljet e vendit tregojnë vendin ku kryhet një veprim a ndodh një ngjarje, vendin për ku drejtohet një lëvizje, vendin nga i cili largohet dikush a diçka, vendin nëpër të cilin kalohet. Zakonisht qëndrojnë pranë një foljeje, pranë një emri prejfoljor të nyjëzuar, pranë një mbiemri prejfoljor e pranë një pjesoreje: Aty qëndruam vetëm një natë. Aty te muri. U shtri aty ku nuk e zinte era.
амбуланта | ambulancë |
брза помош | ndihmë e shpejtë |
болница | spital |
дежурен лекар | mjek kujdestar |
сестра | infermiere |
шалтер | sportel |
здравствена книшка | librezë shëndetësore |
рецепт | recetë |
Fjalëza NËSE, në rastin tonë, është lidhëz kushtore. Kjo lidhëz përdoret në fillim të një fjalie të varur kushtore, me foljen në mënyrën dëftore: Nëse mungon shumica, nuk mbahet mbledhja. Kjo fjalëz mund të përdoret edhe si pjesëz. Si pjesëz, përdoret në krye të një fjalie pyetëse të zhdrejtë, nganjëherë në bashkëvajtje me lidhëzën veçuese “apo”, për të theksuar kundërvënien e dy veprimeve që përjashtojnë njëri-tjetrin ose për të shprehur dyshime për diçka: E pyetën nëse do të vinte apo jo.
жанр | zhanër |
трилер | triler |
акција | aksion |
фантастика | fantastik |
сапуница | shkumë sapuni |
комедија | komedi |
трагедија | tragjedi |
актер -ка / глумец -ица | aktor -e / artist -e |
режисер | regjisor |
сценарист | skenarist |
студио | studio |
снима | incizoj |
режира | bën regjinë |
глуми | luaj në teatër / në film |
ANDAJ është lidhëz, madje sinonimike me lidhëzën PRANDAJ. Lidhëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy fjali dhe shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore ndërmjet tyre. Sipas funksionit sintaksor, lidhëzat ndahen në: bashkërenditëse dhe nënrenditëse. ANDAJ përdoret në krye të një fjalie të pavarur ose kryesore për të ripërmendur arsyen a shkakun e dhënë në fjalinë tjetër dhe për të treguar se veprimi a gjendja e shprehur në këtë fjali është rrejdhojë e atij shkaku: Binte shi, andaj s’erdhi. ANDAJ është lidhëz bashkërenditëse përmbyllëse, të tilla, të tjera janë: ndaj, pa, prandaj.
сцена | skenë |
мала | e vogël |
голема | e madhe |
сценографија | skenografi |
костим | kostum |
чин | akt |
маска | maskë |
KËTO është përemër dëftor. Përemrat dëftorë janë fjalët që tregojnë frymorë apo sende që ndodhen afër ose larg folësit. Përemrat dëftorë janë:
1. Për afër (За блиску):
ky, kjo, këta, këto
i këtillë, e këtillë, të këtillë, të këtilla
itillë, e tillë, tëtillë, tëtilla
2. Për larg (За далеку):
ai, ajo, ata, ato
iatillë, e atillë, tëatillë, tëatilla
rasa | njëjës - еднина | shumës - множина | ||
mashkullore | femërore | mashkullore | femërore | |
E. Gj. Dh. K. Rr. |
ky i/ekëtij këtij këtë këtij |
kjo i/ekësaj kësaj këtë kësaj |
këta i/ekëtyre këtyre këta këtyre |
këto i/ekëtyre këtyre këto këtyre |
rasa | njëjës - еднина | shumës - множина | ||
mashkullore | femërore | mashkullore | femërore | |
E. Gj. Dh. K. Rr. |
itillë itëtillë tëtillë tëtillë tëtillë |
e tillë itëtillë tëtillë tëtillë tëtillë |
tëtillë tëtillë tëtillë tëtillë tëtillë |
tëtilla tëtilla tëtilla tëtilla tëtilla |
Përemrat iatillë dhe ikëtillë lakohen një lloj si itillë.
споменици на културата | monumente kulturore |
антички | antike |
средновековни | mesjetare |
тврдина | kështjellë / kala |
мозаик | mozaik |
цртеж | vizatim |
фреска | afresk / freskë |
DY është numëror themelor. Bashkë me emrin MONUMENTE formon një togfjalësh të lirë sintaksor. Fjalët që tregojnë sasinë e caktuar ose numrin e frymorëve, të sendeve apo radhën e tyre, quhen numërorë.
Numërorët ndahen në numërorë (Броевите се делат): themelorë (главни броеви) dhe rreshtorë (редни броеви). Në gjuhën shqipe vetëm numri 3 ka kategorinë gramatikore të gjinisë (tri/tre). Në bashkëvajtje me një emër të gjinisë mashkullore, përdoret gjinia forma e gjinisë femërore (tre djem, tre lapsa), ndërsa nëbashkëvajtje me një emërtë gjinisë femërore, përdoret forma e gjinisë mashkullore (tri vajza, tri goma).
есеј | ese |
програма | program |
проект | projekt |
план | plan |
елаборат | elaborat |
студија | studim |
изработи | përpunoi |
претстави | paraqiti / prezantoi |
зацрта | vizatoi |
испланира | planifikoi |
Folja gjysmëndihmëse DUHET, e cila shpreh kuptimin modal të detyrimit ose të domosdosë, përdoret kryesisht në kohën e tashme dhe në të pakryerën e mënyrës dëftore dhe pothuaj vetëm në vetën e tretë njëjës. Por ajo mund të përdoret edhe në kohën e ardhme si edhe në të tashmen dhe në të pakryerën e mënyrës habitore. Ajo mund të ndiqet nga mënyra lidhore ose nga pjesorja e, në rastin e fundit, mund të përdoret jo vetëm në vetën e tretë njëjës, por edhe në vetën e tretë shumës. Kur ndiqet nga e kryera e lidhores, folja duhet shpreh supozimmë të fortë: Marrëveshja duhet të mbetet midis nesh. Njëri prej të dyve duhej të thyhej. Ata janë djem të mirë dhe duhen ndihmuar. “U dashkej turbulluar uji, që të kullohej mirë”, - thotë populli.
Foljet me vlerë modale në gjuhën shqipe. Folje me vlerë modale quhen ato që shërbejnë për të shprehur modalitet, d.m.th. qëndrimin e folësit lidhur me veprimin e emërtuar nga folja ndjekëse. Foljet me vlerë modale në fjali e humbasin mëvetësinë e tyre si folje e zakonshme, dhe, si rrjedhim, po të merren të shkëputura nga togfjalëshi ku bëjnë pjesë, nuk kanë mundësi të kryejnë funksionin e kallëzuesit. Si folje me vlerë modale në gjuhën shqipe përdoren: 1) mund, e njekur nga një folje në mënyrën lidhore; 2) duhet (a lipset), e ndjekur nga një folje në pjesore ose në mënyrën lidhore; 3) do, e ndjekur nga një folje në pjesore; 4) kam dhe jam, të ndjekura nga forma e pashtjelluar e tipit për të larë.
музика | muzikë |
концерт | koncert |
музички инструмент | instrument muzikor |
пејач / пејачка | këngëtar / këngëtare |
пијано (неформалноклавир) | piano |
гудачки инструменти | instrumenteharkore |
виолина | violinë |
жичен инструмент | instrument me tela |
мандолина | mandolinë |
дувачки инструмент | instrument frymor |
саксофон | saksofon |
Fjalëza ORE është pasthirrmë. ORE përdoret kur thërrasim dikë apo i drejtohemi dikujt për t’i folur: Ore, juve ju them! Ore, ç’flet kështu?; përdoret edhe kur shprehim habi, admirim a një ndjenjë tjetër: Ore, ore, ke parë ti kështu! Ore, sa i madh qenka! Pasthirrma është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës me vlerë thirrmore që shërben për të shprehur ndijime, ndjenja dhe vullnetin e folësit, por pa i emërtuar. Ndahen në:
стрижење (шишање) | qethje |
прамен коса (шишка) | tufëz flokësh |
коса | flokë |
кратка | të shkurta |
долга | të gjata |
права | të drejta |
виткана | kaçurrela |
бричење | rruajtje |
брада | mjekër |
мустаќи | mustaqe |
JUA është trajtë e shkurtër e shkrirë e përemrit vetor e formuar nga bashkimi i trajtës së shkurtër të vetës së dytë në rasën dhanore të numrit shumës (ju) me trajtën e shkurtër të vetës së tretë në rasën kallëzore të numrit njëjës (e) ose të numrit shumës (i).
Shënim. Në vend të vetës së dytë njëjës përdoret shpesh forma e shumësit për të shënuar një person të vetëm, për nderim e mirësjellje. P.sh.: Ju jeni drejtori i punimeve?; në këto raste mund të shkruhet edhe me shkronjë të madhe: Kam dëgjuar për Ju, po s’Ju kam parë.
аранжман | oferta |
ноќевање | bujtje |
полупансион | gjysmëpansion |
пансион | pansion (bujtja dhe ushqimi në hotel) |
ваучер | kupon |
туристичка такса | taksë turistike |
Frazeologjia është tërësia e togjeve dhe e thënieve apo e shprehjeve të qëndrueshme të një gjuhe, të cilat janë të pandashme nga ana leksikore, kanë kuptim tërësor, të njësishëm, të mëvetësishëm e gjithnjë të figurshëm, riprodhohen në ligjërim si njësi të gatshme dhe kryejnë funksionin e një fjale a të një fjalie të vetme. Togfjalëshat mund të jenë:
обичен бензин | benzinë e e thjeshtë |
супер | super |
безоловен | pa plumb |
дизел | naftë |
плин | gaz |
моторно масло | vaj makinash |
бришач | fshirëse xhami |
ветробранско стакло (шофершајбна) | xham i përparmë |
резервоар за гориво | rezervuar karburanti |
PAS është ndajfolje e vendit. Ndajfoljet e vendit tregojnë vendin ku kryhet një veprim apo ndodh një ngjarje, vendin për ku drejtohet një lëvizje, vendin nga i cili largohet dikush a diçka, vendin nëpër të cilin kalohet; ato tregojnë edhe prejardhje. Zakonisht qëndrojnë pranë një foljeje, pranë një emri prejfoljor të nyjëzuar, pranë një mbiemri prejfoljor e pranë një pjesoreje. P.sh.: Rruga gjer te konakët lart qe e shkurtër. Po kjo ngjet edhe me fshtrat rrotull.
автомобил (кола) | automobil (makinë; veturë) |
возач (шофер) | shofer |
сопирачки (кочници) | frerë |
глицерин | glicerinë |
волан | timon |
менувач | marsh (ndërrues i shpejtësisë) |
мотор | motor |
брава | bravë |
клуч | çelës |
тркало | rrotë |
гума | gomë |
бандаж | bandazh |
браник | parakolp (goditjepritës) |
A-ja në rastin konkret është pjesëz dhe përdoret në fillim të një fjalie pyetëse për të theksuar më shumë pyetjen; përdoret në fillim të një fjalie pyetëse retorike për të përforcuar shprehjen e pohimit, të mohimit apo të dyshimit: A do të vish? A më kupton? A do të vijë ajo ditë? A je, si je?
Në gjuhën shqipe përdoret zakonisht edhe në fund të një fjalie pyetëse, që shpreh habi, ironi, qesëndi, zemërim, miratim etj.: Nuk e paske, a? Po lahet, a? S’e dashka, a?
спорт | sport |
играч | lojtar |
фудбалер/-ка | futbollist/~e |
кошаркар/-ка | basketbollist/~e |
ракометар/-ка | hendbollist/~e |
одбојкар/-ка | volejbollist/~e |
топка | top |
тренер | trajner |
судија | gjyqtar |
селектор | selektor (përzgjedhës) |
ASNJËFARË është përemër i pacaktuar dhe e ka kuptimin: asnjë prej atij lloji, asnjë të vetëm. Përemër i pacaktuar është përemri që tregon frymorë dhe sende në mënyrë të pacaktuar ose sasi të pacaktuar të tyre. Veçoria themelore kuptimore e përemrave të pacaktuar është pacaktuesia. Ky kuptim shumë i përgjithshëm i përemrave të pacaktuar ruhet në çdo rrethanë ligjërimi. Nga kuptimi përemrat e pacaktuar janë të shumëllojshëm. Disa përemra të pacaktuar tregojnë frymorë: dikush, sekush, kush etj.; disa, sende: gjë, gjëkafshë, diçka etj.; disa të tjerë përjashtojnë një frymor a send të pacaktuar: askush, asgjë, asnjë etj.
лице | fytyrë |
коса | flok ~u sh. ~ë ~ët |
нокти | thonj |
фризура | modelim flokësh |
шминка | makijazh |
фризер | floktar |
козметичар | kosmetolog |
стилист | stilist |
маникир | manikyr |
педикир | pedikyr |
масер | masazhist |
KAM CAKTUAR është folje në kohën e kryer të mënyrës dëftore (zgjedhimi vepror). E kryera në gjuhën shqipe, ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së tashme të ndihmëses kam, p.sh.: kam (ke, ka, kemi, keni, kanë) larë; kam (ke, ka, kemi, keni, kanë) hapur. Po e zgjedhojmë foljen CAKTOJ në kohën e kryer tëmënyrës dëftore (në të dy zgjedhimet: edhe në zgjedhimin vepror, edhe në zgjedhimin jovepror):
Zgjedhimi vepror
Zgjedhimi jovepror
цвет / цветови | lulja / lulet |
роза (трендафил; ружа) | trëndafil |
каранфил | karafil |
крин | zambak |
орхидеја | orkide |
ирис | luleshpatë (shpatore) |
лале | tulipan (lulekupë) |
хризантема | krizantemë (lulevjeshtë) |
свежо (сушено, вештачко) цвеќе | lule të freskëta (të thata, artificiale) |
Fjalëza OSE është lidhëz dhe përdoret (edhe e përsëritur) për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali, që veçohen njëra nga tjetra, kundërvihen nga kuptimi a këmbehen me njëra-tjetrën. P.sh.: Njëri ose tjetri. Ose unë, ose ti. Ose lexon, ose shkruan. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali, që përjashtojnë njëra-tjetrën: Ose tani, ose kurrë. Ose sot, ose asnjë herë. Ky ose ai.
злато | ar |
сребро | argjend |
обетки | vathë |
прстен | unazë |
алка (белезица) | hallkë (byzylyk) |
приврзок | varëse |
синџир (ланец) | zinxhir (zinxhir) |
брош | karficë |
шнола | kapëse (flokësh). |
Fjalëza ME është parafjalë që përdoret me një emër ose me një përemër në rasën kallëzore për të treguar mjetin me të cilin apo nëpërmjet të cilit kryhet një veprim apo një punë. P.sh.: E preu me thikë. E çau me sëpatë. Iku me biçikletë. Rronte me punën (me djersën) e vet.
прослава | kremtim |
другар / -ка | shok / shoqe |
дружење | shoqërim |
симпатија | simpati |
дечко | dashnor |
девојка | dashnore |
љубов | dashuri |
пролет | pranverë |
лето | verë |
есен | vjeshtë |
зима | dimër |
S’ është pjesëz mohuese. Pjesëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shërben për të shprehur ngjyrime kuptimore ose emocionuese plotësuese të një fjale, të një togfjalëshi a të një fjalie të tërë. Pjesëza të tjera mohuese janë: jo, mos, nuk, s’, jo që jo, jo se jo, as që etj. Pjesëza s’ është sinonimike me pjesëzën nuk. Janë sinonimike edhe për nga kuptimi, edhe për nga përdorimi. Të dyja shërbejnë për të mohuar plotësisht veprimin a gjendjen e shprehur nga folja, duke i dhënë kështu gjithë fjalisë kuptimin mohues. Që ty dyja vihen para formave gramatikore të mënyrës dëftore, kushtore e habitore. P.sh.: S’lejoj, - ia priti i xhindosur. Nuk dorëzohem.